FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Volejboll, Shqipëria një hap pranë kualifikimit

Shqipëria është dhe një hap më pranë kualifikimit në fazën finale të Euro Ligës pas fitores që arriti me Azerbjaxhanin në Tiranë ku triumfoi me rezultat të pastër 3-0.

Skuadra e drejtuar nga Melka mbi parket bëri një lojë shumë të mirë, ku mbi të gjitha spikati organizimi i mirë dhe nuk hasi kurrfarë problemi përballë Azerbajxhanit që e mposhti për të dytën herë brenda pak ditëve.

Anton Qafarena dhe Gazmend Husaj ishin ndër më të mirët për kombëtaren e volejbollit që u tregua mbizotëruese në lojë që në setin e parë, të cilin e fitoi me rezultatin 25-15 pas vetëm 28 minutash lojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në setin e dytë Azerbjaxhani u përpoq të bënte rezistencë por në fund gjithsesi Shqipëria arriti të fitojë 25-21. Më i thjeshtë seti i tretë, që zgjati vetëm 27 minuta me Shqipërinë që fitoi 25-19 dhe krejt takimin 3-0 me sete.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë fitore kuqezinjtë blinduan vendin e dytë në grup, pas dy fitoreve që morën dhe në Maqedoni dhe tani i nevojitet vetëm 1 fitore në ndeshje për të kaluar në raundin final. Ndeshjen e radhës Shqipëria do ta ketë këtë të shtunë me Suedinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?