Vritet kampioni i botës në peshëngritje, rusi Drachyov

Rusi, Andrey Drachyov, Kampioni i botës në peshëngritje humbi jetën në spital pasi mori lëndime të rënda në kokë pas një përleshjeje në rrugë në qytetin Khabarovsk.

Ngjarja u regjistruar në ambientet e jashtme të një lokali të dielën dhe e gjithë skena tronditëse është filmuar në kamera.

Nga pamjet duket se mes 22 vjeçarit dhe vrasësve të tij nuk ka qenë një sherr i rastësishëm, por një dakordësi për të zgjidhur konfliktin me përleshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pamjet janë publikuar në një kanal të Telegram, Mash. Kundërshtari i tij duket i trajnuar mirë në artet marciale dhe pasi e rrëzon në tokë Drachyov e qëllon disa herë në kokë para se të ndërhyjnë rojet e sigurisë të lokalit para të cilit ndodhi përleshja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia lokale deklaroi se Drachyov humbi jetën në spital për shkak të dëmtimeve të rënda. Sipas të dhënave paraprake, shkaku i vdekjes ishte një dëmtim kraniocerebral, “tha policia lokale në deklaratë. Vrasësi i identifikuar si Anar Allakhveranov është shpallur në kërkim.

Drachyov ishte kampion bote në peshëngritje për të rinj në vitin 2008 dhe në 2011 mori medaljen e argjendtë në kampionatin botëror në nivel të lartë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?