Vritet një futbollist rus në Kaukaz

Pritë fatale dhe plumba të mitralozit për një lojtar të skuadrës ruse, Anzhi, në të cilën deri para pak kohësh kishte luajtur edhe sulmuesi i njohur kamerunas, Samuel Eto'o.

Gasan Magomedov, mesfushor 20 vjeç i skuadrës rezervë, ishte në bordin e një veture afër shtëpisë së tij, në rajonin Daghestan, në veri të Kaukazit, kur është sulmuar nga një breshëri plumbash, që dolën nga një armë automatike.

Gasev ishte pjesë e ekipit të dytë të Anzhit dhe kishte dy vjet që luante në këtë klub. Vitin e kaluar kishte debutuar me ekipin U-21, ndërsa këtë vit luante për ekipin Anzhi 2, në divizionin e dytë të futbollit rus, në rolin e mesfushorit të krahut të majtë, duke i zhvilluar 16 paraqitje nga 18 ndeshje të zhvilluara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai pritej ta festonte ditëlindjen e 21-të më 17 janar. Ai ishte plagosur rëndë në vendin e ngjarjes, ndërsa ka ndërruar jetë para se të arrinte në spital. Lajmin e ka bërë të ditur klubi rus, ndërsa për momentin nuk ka të arrestuar e as nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje makabër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?