West Brom turpëron Chelsea-n, Blutë e Londrës tradhtohen nga Thiago Silva (VIDEO)
Pas ndeshjeve të Kombëtareve, Chelsea ka pësuar menjëherë një humbje të befasishme 2-5 në shtëpi kundër West Brom. Ndeshja në fakt nisi mirë për Blutë e Londrës që do të kalonin të parët në avantazh në minutën e 27-të me Pulisic.
Gjithsesi dy minuta më pas Thiago Silva u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë ekipin me një lojtar më pak për 60 minuta. Miqtë përfituan menjëherë duke përmbysur gjithçka në shtesën e pjesës së parë me dy gola të Matheus Pereira.
Në minutën e 63-të,Robinson shënoi golin e tretë, ndërkohë që 5 minuta më pas Digne vuri emrin në listën e shënuesve. Maunt shkurtoi diferencën në minutën e 71-të, ndërkohë që në shtesë Callum Robinson firmosi suksesin e thellë kundër Chelsea-t.
KOHA JONË SONDAZH

