Williams “tradhtoi” Barcelonën, katalanasit hidhen në sulm për Leao-n

Pas një telenovele të gjatë që e lidhte me Barcelonën, ka ardhur befasia e madhe: Nico Williams ka vendosur të qëndrojë te Athletic Bilbao. Sulmuesi spanjoll e ka bërë zyrtare vendimin e tij përmes një videoje në rrjetet sociale të klubit.

Ky vendim surprizues ka lënë të befasuar Barcelonën, e cila kishte planifikuar afrimin e Ëilliams si një nga përforcimet kyçe të merkatos. Tani, klubi katalanas duhet të shikojë alternativa të tjera , ku vëmendja duket se është drejtuar drejt Milanos. Rafa Leao, numri 10 i Milanit, është prej kohësh në radarët e Barcelonës dhe, pas “jo”-së së Nico Williams, ai është kthyer në objektivin kryesor.

Portugezi ka kontratë me kuqezinjtë deri në vitin 2028 dhe një klauzolë largimi prej 175 milionë eurosh. Por sipas raportimeve, nëse Barça do të paraqesë një ofertë të konsiderueshme, në vlerë rreth 100 milionë euro, drejtuesit e Milanit janë të gatshëm të ulen në tavolinën e bisedimeve.

Rafa Leao konsiderohet një nga lojtarët më të rëndësishëm në projektin e ri të Milanit nën drejtimin e trajnerit Allegri dhe drejtorit sportiv Igli Tare, por për ofertë të rëndësishme mund të largohet.

SHKARKO APP