Woltemade nuk po bind, Juventusi ka gati dy alternativa në sulm

Vetëm katër paraqitje dhe 131 minuta në total, pas dy muajsh sezon, nuk mjaftojnë për të nxjerrë përfundime për një futbollist. Megjithatë, situata e Nick Woltemade te Juventusi po monitorohet me vëmendje, ndërsa klubi bardhezi nuk përjashton ndërhyrjet në sulm gjatë merkatos së janarit.

Sulmuesi gjerman iu bashkua Juventusit në fund të merkatos, në formën e huazimit me pagesë nga Newcastle. Deri tani, megjithatë, ai ka gjetur shumë pak hapësira në formacion.

Një prej arsyeve lidhet edhe me skemën 4-2-3-1 të Luciano Spallettit, e cila favorizon përdorimin e vetëm një sulmuesi qendre. Në planifikimet fillestare, vendi i titullarit ishte parashikuar për Randal Kolo Muanin, për të cilin Juventusi ka investuar rreth 50 milionë euro, përfshirë bonuset.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paraqitjet e francezit, megjithatë, nuk kanë qenë në nivelin e pritshmërive dhe kjo situatë mund t’i japë më shumë mundësi Woltemades në vazhdim. Në Torino shpresonin që grumbullimi me kombëtaren gjermane t’i shërbente Woltemades për të fituar vetëbesim dhe për të gjetur ritmin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por një gabim i tij në ndeshjen ndaj Serbisë nuk ndihmoi aspak në këtë drejtim. Tani, sipas raportimeve nga Italia, Spalletti pritet të luajë edhe rolin e “psikologut”, për ta ndihmuar 2002-shin të fitojë besimin e nevojshëm dhe të marrë një rol më të rëndësishëm te Juventusi.

Fakti që Woltemade është huazuar pa të drejtë blerjeje të detyrueshme është një tregues se gjermani nuk shihej domosdoshmërisht si profili ideal i golashënuesit që kërkonte Juventusi. Për këtë arsye, drejtuesit bardhezi po mbajnë të hapur mundësinë për të ndërhyrë në merkato, qoftë në janar apo gjatë verës.

Sipas raportimeve të mediave italiane, në listën e emrave që po monitorohen është edhe Mateo Retegui, i cili aktualisht luan për Al Qadsiah. Megjithatë, paga e tij prej rreth 20 milionë eurosh në sezon e bën një operacion jashtëzakonisht të komplikuar.

Një tjetër alternativë është Folarin Balogun, sulmuesi i Monacos, ndërsa në radar mbetet edhe Antonio Raimondo, i cili është pjesë e Frosinones, por kartoni i tij është në pronësi të Bolognës.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?