Wolves fiton me përmbysje të çmendur ndaj Manchester City-it (VIDEO)

Wolves ka arritur një fitore spektakolare me përmbysje 3-2 ndaj Manchester City, duke i dhënë një goditje të madhe shpresave të “qytetarëve” për titullin kampion. Ndeshja në malore për skuadrën e Guardiolës, teksa portieri Ederson u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje horror ndaj kundërshtarit teksa doli nga zona e tij.

Image

Gjithsesi “qytetarët” arritën të gjenin golin e avantazhit në minutën e 25-të me Sterling që do të shënonte në tentativën e dytë pasi portieri i priti penalltinë. Kur pritej një reagim nga vendasit në fillimin e pjesës së dytë, sulmuesi anglez shënon një gol fantastik me kundërsulm.

Wolves reagon mjaft mirë pas 5 minutash duke rihapur ndeshjen me një super gol të Adama Traore. Vendasit shtojnë presionin dhe në minutat e fundit përfitojnë nga një gabim i Mendy, për të shënuar me Raul Jimenez.

Në fundin e kohës së rregullt, Doherty dhuron spektakël në mbrojtjen e kampionëve të Anglisë për të realizuar golin e fitores. Wolves me këtë fitore ngjitet në vendin e 5-të me 30 pikë, ndërkohë që City mbetet 14 pikë larg. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP