Wolves shkatërron Evertonin e Ancelottit, ëndërron zonën europiane (VIDEO)

Wolves është rikthyer në rrugën e fitoreve në Premier League, duke marrë një fitore të thjeshtë 3-0 ndaj Evertonit. Skuadra që lufton për një vend në zonën europiane dominoi ndaj skuadrës së Ancelottit.

Raul Jimenez shënoi në fundin e shtesës së pjesës së parë me penallti. Në fillimin e fraksionit të dytë, Dendoncker do të realizonte edhe golin e dytë me një goditje me kokë brenda zonës.

Në minutën e 74-t, Jota kontrolloi në mënyrë spektakolare topin dhe më pas e dërgoi në fundin e rrjetës. Me këtë fitore Wolves ngjitet në vendin e 6-të me 55 pikë, vetëm 4 më pak se Leicester i vendit të katërt. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP