Wolves shokon M.City-in, fitojnë Chelsea dhe Arsenali (VIDEO)
Java e 8-të e Premier League ka sjellë një surprizë të madhe. Kampionëte Manchester City-it kanë pësuar një humbje shokuese në shtëpi 0-2 ndaj Wolves, duke i dhënë mundësinë Liverpoolit që të arratiset në krye.
Skuadra e Guardiolës zhgënjeu në duelin e sotëm duke qenë nën ritmin e ndeshjeve të zakonshme. 10 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Raul Jimenez dhuron spektakël me një kundërsulm të shpejt dhe shërben për Adama Traore, i cili e ka të thjeshtë për të shënuar. Në kohën shtesë Traore shënoi edhe golin e dytë.
Arsenali fitoi minimalisht 1-0 ndaj Bournemouth, me një gol të shënuar nga David Luiz në minutën e 9-të. Chelsea mori një fitore të madhe 4-1 në transfertën ndaj Southampton. Te Blutë e Londrës do të shënonin katër futbollistë të ndryshëm, Abraham, Mount, Kante dhe Pulisic. /R.Lika-Koha Jone/