Xabi Alonso akuzon për “trukim” të La Ligës: Kjo gjë shtrembëron konkurrencën

Vendimi i La Ligës për të lejuar që ndeshja mes Villarrealit dhe Barcelonës të luhet në Miami në SHBA ka rritur pakënaqësitë e klubeve të tjera në Spanjë. Shoqata e Futbollistëve Spanjollë (AFE) tha të premten se do të ketë një “protestë simbolike” në fillim të çdo ndeshjeje të La Ligës këtë javë.

Në ndeshjen Real Oviedo-Espanyol, lojtarët refuzuan të lëviznin për 15 sekondat e para të ndeshjes, megjithëse transmetimet e ndeshjes nuk e treguan këtë. E njëjta gjë ndodhi edhe në sfidën e sotme mes Sevilla-s dhe Mallorca-s.

Ndërkohë, trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, i pyetur për këtë vendim të La Ligës, përsëriti qëndrimin e tij të dy muajve më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Opinioni im nuk ka ndryshuar, mbetet ai që kisha dy muaj më parë. Unë jam kundër vendimit që ndeshjet e La Ligës të luhen diku tjetër, kjo gjë shtrembëron kampionatin dhe prish garën. Nuk ka pasur unanimitet apo konsultime që ndeshja të luhet në fushë neutrale. Përsa i përket protestave kundër këtij vendimi, janë një gjë shumë pozitive”, tha Alonso.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?