Xavi bën deklaratën e papritur: Kam refuzuar dy herë drejtimin e Barcelonës!
Një nga futbollistët më të dashur për tifozët e Barcelonës, Xavi Hernandez në të ardhmen mund ta shohim te skuadra e zemrës si trajner. Ish-mesfushori i njohur aktualisht është trajner i Al Sadd, por është përfolur disa herë shumë pranë stolit blaugrana. Në një intervistë të dhënë së fundmi ai ka pranuar se e ka refuzuar dy herë ofertën e katalanase.
“Për fat të mirë apo të keq, i kam thënë jo dy herë Barcelonës për shkak të rrethanave të ndryshme, familjare, personale apo kontraktuale. Më duhet të them që për mua ka qenë shumë e vështirë pasi jam një “blaugrana”, por nuk ka qenë momenti i duhur”.
Ajo që do të ndodhë do të ndodhë, do të vlerësojmë dhe do të shohim. Propozimet kanë ardhur vite më parë, thjesht nuk ishte momenti i duhur kur më thërriti Barcelona. Nuk ka ngut. Xabi Alonso deklaroi se dëshiron të bëjë trajnerin, por sipas mënyrën e tij dhe unë identifikohem te kjo shprehje”, deklaroi Alonso.
KOHA JONË SONDAZH

