Yamal ka një mesazh prekës për tifozët pas eliminimit nga Champions League
Talenti spanjoll i Barcelonës, Lamine Yamal, ka reaguar me një mesazh emocional drejtuar tifozëve pas eliminimit të skuadrës nga Champions League. Edhe pse katalanasit fituan 2-1 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve, nuk arritën të siguronin kualifikimin, pasi skuadra madrilene avancoi falë rezultatit të përgjithshëm 3-2.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Yamal theksoi përkushtimin maksimal të skuadrës: “Dhuruam gjithçka, por nuk ishte e mjaftueshme. Ky është vetëm fillimi i rrugëtimit. Për të arritur majën duhet të ngjitemi, dhe e dimë që nuk do të jetë e lehtë, as nuk do ta bëjnë të lehtë për ne, por dorëzimi nuk është opsion”.
Ai shtoi se skuadra ka ende shumë objektiva përpara: “Kemi shumë arsye për të qenë optimistë dhe do të luftojmë për t’i arritur me gjithë forcën tonë. Çdo gabim është një mësim dhe mund të jeni të sigurt se do të përfitojmë nga çdo përvojë”.
Në fund, 17-vjeçari dha një premtim të fortë për të ardhmen e klubit: “Ne jemi Barcelona dhe do të rikthehemi aty ku e kemi vendin. Prindërit më kanë mësuar se fjala e një burri është premtim që nuk thyhet, dhe këtë do ta tregojmë te Barcelona”.
KOHA JONË SONDAZH

