Yamal “ndez” polemikat para El Clasico-s: Ata vjedhin, ankohen gjithmonë …

Dy ditë para “El Clásico-s” në Santiago Bernabéu, Lamine Yamal ka shkaktuar një tërmet mediatik në Spanjë me disa komente të bëra gjatë një ndeshjeje të Kings League. Talenti i ri i Barcelonës, me ton humori, hodhi një thumbim ndaj Real Madridit: “Vjedhin, ankohen gjithmonë…”

Fjalët u thanë përballë streamer-it të njohur Ibai Llanos, tifoz i deklaruar i Real Madridit. Në set të gjithë qeshën, por batuta nuk kaloi pa u vënë re. Ish-mbrojtësi i Barçës, Gerard Pique, i pranishëm në ngjarje, shtoi me ironi: “Nuk ka asnjë diskutim!”, ndërsa gazetari Gerard Romero u përpoq të zbusë tonet për të shmangur tensione të tjera para kamerave dhe tifozëve madrilenë.

Reagimet në Spanjë nuk vonuan. Edu Aguirre, gazetar i afërt me Real Madridin, komentoi në emisionin “El Chiringuito”: “Ai nuk e kupton çfarë përfaqëson dhe çfarë mund të thotë. Është vetëm 18 vjeç, por është tashmë lider i Barçës dhe i kombëtares spanjolle. Mendon se është mbreti i futbollit. Asnjë lojtar nuk mund të thotë se një klub vjedh ndeshje.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo nuk është hera e parë që Yamal ndodhet në qendër të polemikave. Pas disa episodeve në dhomat e zhveshjes me trajnerin Hansi Flick dhe kombëtaren spanjolle, deklaratat e fundit për Realin po pushtojnë rrjetet sociale, duke shtuar tensionin para ndeshjes më të madhe të vitit. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?