Yamal “turpëron” Messin dhe Ronaldon, shikoni krahasimin e statistikave në moshën 17-vjeçare

Lamine Yamal po tregon se është një fenomen i vërtetë, duke tejkaluar legjendat Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Ylli i ri i Barcelonës festoi paraqitjen e tij të 100-të me fanellën blaugrana me një gol spektakolar në barazimin dramatik 3-3 ndaj Interit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Vetëm 17 vjeç, Yamal ishte më i miri i skuadrës katalanase, duke udhëhequr përmbysjen nga disavantazhi 2-0 me një gol individual ku dribloi disa mbrojtës dhe mposhti portierin Yann Sommer me një goditje të harkuar.

Ky ishte goli i tij i 22-të për Barcelonën, ndërkohë që ka dhënë edhe 33 asiste në vetëm 100 ndeshje, një arritje e jashtëzakonshme për një lojtar në moshën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në krahasim, Lionel Messi që kishte vetëm 9 ndeshje dhe 1 gol para se të mbushte 18 vjeç, dhe arriti të shënojë shifra dyshifrore për herë të parë në moshën 19-vjeçare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Cristiano Ronaldo, nga ana tjetër, në moshën 17-vjeçare kishte luajtur 19 ndeshje me Sporting Lisbonën, duke realizuar 5 gola dhe dha 4 asiste.

Përveç suksesit me Barcelonën, Yamal është bërë hero edhe me përfaqësuesen e Spanjës, duke ndihmuar ekipin të fitojë Euro 2024, dhe tani është në garë për një sezon historik për një tripletë të mundshme. /R.Lika-Koha Jonë/

Grafikë që krahason paraqitjet, golat dhe asistet e Cristiano Ronaldos, Lionel Messit dhe Lamine Yamal në moshën 17 vjeç.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?