Yamal zbret nga froni Messin dhe Ronaldon, rekord në shitjen e fanellave

Lamine Yamal po e konfirmon statusin e tij si ylli i ri i futbollit botëror, jo vetëm me paraqitjet në fushë, por edhe jashtë saj. Në sytë e opinionit sportiv, talenti i Barcelonës shihet gjithnjë e më shumë si pasuesi i dyshes legjendare Messi–Ronaldo, duke konkurruar drejtpërdrejt me emra si Kylian Mbappé dhe Erling Haaland për podiumin e lojtarëve më të mirë në botë.

Edhe pse për nga trofetë rruga është ende e gjatë, 2025-a po mbyllet si një vit i jashtëzakonshëm për sulmuesin spanjoll. Yamal ka arritur një rekord domethënës: fanella e tij është më e shitura në botë.

Sipas të dhënave të publikuara nga “SportBible”, plot 1.32 milionë tifozë kanë blerë fanellën e 18-vjeçarit të Barcelonës, duke e vendosur atë në krye të renditjes globale të shitjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendin e dytë pozicionohet Lionel Messi, me legjendën argjentinase që ka shitur rreth 40 mijë fanella më pak. Ndërkohë, Cristiano Ronaldo ka pësuar një rënie të ndjeshme, duke u renditur vetëm në vendin e shtatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?