Yaya Toure, për të katërtin vit radhazi futbollisti më i mirë afrikan i vitit

Futbollisti i Manchester City-t, Yaya Toure, fitoi çmimin “Futbollisti Afrikan i Vitit” për të katërtin vit radhazi, duke shënuar një rekord mbi këtë trofe individual. Futbollisti nga Bregu i Fildishtë që e mori çmimin gjatë një ceremonie të organizuar në Lagos të Nigerisë, mposhti konkurrencën e finalistëve të tjerë, portierit nigerian Vincent Eyneyama si dhe sulmuesit të Borussias së Dortmundit, futbollistit nga Gaboni Pierre-Emerick Aubameyang. Yaya Toure barazon Samuel Eto'o me 4 çmime si “"Lojtari Afrikan i Viti”, por bëhet i pari lojtar që i fiton këto trofe për 4 vite radhazi. Mesfushori 31-vjeçcar shënoi 20 gola në 35 paraqitje në Premier League për Manchester City, në sezonin 2013-2014, gjatë të cilit skuadra e Pellegrin fitoi titullin në Premier League. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?