Yazici turpëron me tripletë Milanin në “San Siro”, Arsenali mund me “poker” Molden (VIDEO)
Milani pëson humbjen e parë sezonale. Skuadra e Piolit është mundur 0-3 në “San Siro” nga skuadra e Lille. Autori i golave është i njëjti futbollisti Yusuf Yazici. Futbollisti turk ishte një mbrëmje ëndrrash teksa mposhti tri herë Donnarumma-n.
Fillimisht ai shënoi me penallti në minutën e 22-të, ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë shënoi edhe dy gola të tjerë, i ndihmuar disi edhe nga përgjumja e portierit të kuqezinjve. Një mbrëmje për t’u harruar për Ibrahimovic, që doli i mërzitur nga fusha pas 1 ore lojë.
Arsenali ndërkohë siguroi fitoren e tretë, duke mposhtur Molden në shifrat 4-1. Miqtë në fakt do të shënon 3 gola, por dy ishin në portën e tyre, ndërkohë që Pepe dhe Willock ishin autorët e dy golave të tjerë të “topçinjtë”. /R.Lika-Koha Jone/