Ylli i Real Madridit pritet të transferohet tek gjigandi Anglez
James Rodríguez pritet të transferohet në Chelsea, futbollisti kolumbaian dëshiron të largohet nga Los Blancos sepse nuk po aktivizohet sa duhet nga Zidane.
Sipas të përditshmes sportive madrilene, AS, James Rodríguez pritet të transferohet në Chelsea gjatë kësaj vere. Antonio Conte e dëshiron me çdo kusht yllin kolumbian, të cilin e kishte kërkuar edhe gjatë merkatos dimërore të janarit. Kurse, edhe Real Madrid i ka dhënë dritën e gjelbër kolumbianit që të transferohet në klubin që dëshiron. Los Blancos synon që ish futbollistin e Monacos dhe Portos ta shes mes 70-80 milionë euro. Kurse, me këto para kampioni i Evropës synon që ta transferoj yllin e ri francez, Kylian Mbappé, që shikohet si një nga përforcimet kryesore në repartin sulmues./af/

KOHA JONË SONDAZH

