Zamparini: E shkarkova Spallettin sepse vishte rroba të zeza!
Spalleti mund të jetë zëvendësuesi i ardhshëm i Gattusos në stolin e Napolit. Për “Radio Kiss Kiss”, Maurizio Zamparini, president i skuadrave të Palermos dhe Venecias, komentoi afrimin e Spalletit nga Napolit, dhe tregoi një prapaskenë për teknikun italian në vitin 2000 kur drejtonte skuadrën e tij, Venecian.
“Shpresoj që Spalleti të vijë tek Napoli, ai është një trajner i shkëlqyer, kur e mora si teknik te Venecia ishte i talentuar, atëherë provoi vlerat e veta. Sidoqoftë, ai ka një të metë të madhe sepse është “toskan”, domethënë ka një karakter të vështirë dhe beson se është më i miri në botë. E bëra gjithë kampionatin me portierin e tretë me Spalletin.
Ai gjithnjë kishte vishte rroba të zeza dhe unë e quaja një sipërmarrës. Kundër Torinos ishim 2-0 në 90-të, barazuam 2-2. Unë mendova se rrobat e tij na sollën fat të keq. E përjashtova nga ekipi, pastaj e thirra përsëri, gabova që e përjashtova dhe në fakt ndërrova mendje”, u shpreh Mauricio Zamparini.
KOHA JONË SONDAZH

