Zaniolo është i pafatë, dëmtimi i rëndë e lë jashtë Europianit

Nicolo Zaniolo mund të quhet një futbollist i pafatë. Mesfushori i Romës, u detyrua të pësonte një ndërhyrje kirurgjikale në janar të vitit 2020, ndërkohë që këtë vit u infektua me Covid-19.
25 ditët që kaloi në karantinë ia vonuan rikuperimin, edhe pse ka progres në gjurin e dëmtuar. 21-vjeçari ka kryer një takim në Insbruk me doktor Fink, personin që e operoi në vjeshtën e kaluar.
Kontrolli nuk ka dhënë përgjigjen që priste. Zaniolo duhet ta shtyjë me një muaj tjetër rikthimin në fushat e blerta, duke humbur në këtë mënyrë mundësinë për të luajtur me Italinë në “Euro 2020”.
Fink i ka deklaruar se pushimi si pasojë e infektimit me koronavirus, ka ndikuar për keq dhe gjuri i dëmtuar nuk ka forcën e duhur. Lojtari i verdhekuqve do të kalojë 4 javët e ardhshme kryesisht në palestër.
KOHA JONË SONDAZH

