FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbardhet kalendari i kualifikueseve të Botërorit për kombëtaren e femrave

Javën e kaluar, në Nion të Zvicrës u hodh shorti për ndarjen në grupe të 51 skuadrave përfaqësuese që do të marrin pjesë në kualifikueset për kampionatin Botëror “Australi – Zelandë e Re 2023”.

Shqipëria u shortua në grupin F, së bashku me Poloninë, Kosovën, Norvegjinë, Belgjikën dhe Armeninë. Pas konsultave mes skuadrave të grupit dhe UEFA-s që zgjatën disa ditë është përcaktuar edhe kalendari i ndeshjeve të vajzave kuqezi.

Shqipëria do ta nisë këtë fushatë kualifikuesesh në shtëpi, më 16 shtator të këtij viti, ku do të presë Kosovën dhe do ta mbyllë në transfertën ndaj Norvegjisë më 6 shtator të vitit 2022.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vlen të theksohet fakti se për herë të parë, Shqipëria është ngjitur në vazon e katërt, sipas klasifikimit të fundit të UEFA-s, duke u renditur në vendin e 33-të dhe duke lënë pas shtete si Maqedonia e Veriut, Turqia, Mali i Zi, Izraeli etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kualifikueset e Botërorit “Australi – Zelandë e Re 2023”

16/09/2021 Shqipëri – Kosovë

21/09/2021 Belgjikë – Shqipëri

21/10/2021 Shqipëri – Armeni

26/10/2021 Poloni – Shqipëri

25/11/2021 Shqipëri – Norvegji

30/11/2021 Kosovë – Shqipëri

07/04/2022 Shqipëri – Belgjikë

12/04/2022 Armeni – Shqipëri

01/09/2022 Shqipëri – Poloni

06/09/2022 Norvegji – Shqipëri

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?