FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohen formacionet e “El Clasicos”, Benzema sfidon Messin

Sonte në mbrëmje do të luhet “El Clasico”, një ndeshje që premton spektakël dhe emocione. Zidane do të luajë me skemën 4-3-1-2. Luka Modric do të jetë pas krahëve të Vinicius Junior dhe Benzema, që po kalojnë një sezon shumë të mirë.

Në krahun tjetër Barcelona kundërpërgjigjet me vendosjen 3-5-2. Pedri, Busquets dhe de Jong do të formojnë trinomin në qendër të mesfushës në mbështetje edhe të Dembele dhe Messit që do të jetë dyshja e avancuar.

Trajneri Ronald Koeman nuk do të ketë në dispozicion dyshen Philippe Coutinho-Ansu Fati, ndërsa në krahun tjetër homologu i tij do të vuajë mungesën e dyshes së qendrës Sergio Ramos-Raphael Varane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?