Zbulohet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 21-të në Abissnet Superiore

Dinamo City- AF Elbasani ishte ndeshja përmbyllëse e javës së 21-të, që u mbyll me fitoren 3-1 të nëndetasve. Sakaq, këtë javë fituan edhe Vllaznia, Egnatia, Partizani dhe Bylis.

Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjodhën si zakonisht formacionin dhe trajnerin e javës.

Si portieri i javës është përzgjedhur: Klevis Hasanbelli (FK Bylis) ndërsa në vijën e mbrojtjes rreshtohen katër futbollistët: Edison Ndreca (KF Egnatia), Arbenit Xhemajli (KF Egnatia), Marcelino Preka (FK Partizani) dhe Jorgo Meksi (Dinamo City)

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesfusha përbëhet nga Esat Mala (KF Vllaznia), Gjelbrim Taipi (FK Partizani) dhe Serxho Ujka (KF Egnatia).

Swiss Digital Mobile Reklama

Në majën e sulmit është Bekim Balaj (KF Vllaznia), ndërsa në krahë qëndrojnë Baton Zabërgja (Dinamo City) dhe Erich Berko (FK Bylis).

Trajneri i javës është shpallur Edlir Tetova.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?