FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohet kompania e madhe  me seli në Amerikë që do të financojë Superligën Europiane

Gjithçka është çështje parash, shumë parash! Shifrat e frikshme të Superligës Europiane do të financohen nga JP Morgan, një kompani e madhe financiare në Amerikë. Reuters shkruan se ky grup me seli në New York ka konfirmuar me një email se do të financojë Superligën Europiane.

Sipas një hulumtimi, klubet pjesëmarrëse do të mund të përfitojë rreth 3.5 miliardë euro. Klubi që do ta fitojë Superligën do të përfitojë 400 milionë euro, 280 më shumë krahasuar me shumën që përfitohet nga suksesi i mundshëm në Champions Leaguen (arkëton maksimumi 120 milionë euro). 585 milionë mund të përfitohen në bazë të rezultateve, ndërsa pagesa fillestare për çdo klub do të jetë 488 milionë euro.

Akoma nuk dihet se si do të operohet me të drejtat televizive, por pritet që të gjenerohen rreth 10 miliardë euro, në krahasim me 4.5 miliardë që gjeneron Champions League.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?