FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ze Maria debuton me sukses te Tirana, mund ekipin e dytë të kampionëve

Tirana ka mundur Kukësin B me rezultatin 3-0, në takimin miqësor të zhvilluar në “Selman Stërmasi”, në kuadër të përgatitjeve për turin kualifikues të Ligës së Europës.

Një debutim me fitore për trajnerin Ze Maria, edhe pse kundërshtari që kishte përballë nuk ishte në lartësinë e duhur për të matur forcën e skuadrës.

Ekipi i Kukësit në këtë miqësore hodhi në fushë lojtarët që janë në provë, ndryshe nga Tirana që i besoi titullarëve nga minuta e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Merveil në minutën e 3-të ishte autori që hapi serinë e golave për bardheblutë. Në minutën e 34-t ishte talenti Albi Doka ai që dyfishoi rezultatin, duke dërguar Tiranën në dhomat e zhveshjes me epërsinë e dy golave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për të vulosur rezultatin e ndeshjes së kontrollit mendoi i riu Zhivanaj, i cili në minutën e 52-të shënoi golin e tretë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?