Zhegrova shkëlqen në debutim me Juventusin, “arma” e fshehur që mund të nderojë Tudorin

Edon Zhegrova bëri më në fund debutimin e tij me fanellën e Juventusit, duke u rikthyer në fushë pas një mungese të gjatë prej nëntë muajsh. Sulmuesi anësor i Kosovës u aktivizua në ndeshjen e Champions League kundër Borussia Dortmund.

Megjithëse nuk ishte ende në formën më të mirë fizike, Zhegrova la menjëherë përshtypje pozitive. Me gjallërinë dhe aftësinë e tij për të kaluar mbrojtësit, ai tregoi cilësitë që mund t’i japin Juventusit një armë të re në repartin ofensiv. Edhe pse u fut në lojë gjatë pjesës së dytë, ai arriti të shfaqë vizion loje dhe dëshirë për të qenë protagonist.

Me karakteristikat e tij si lojtar i krahut, Zhegrova mund të sjellë zgjidhje të reja në sulmin e bardhezinjve. Aftësia për të krijuar epërsi numerike në krah është një element që mund të bëjë diferencën në ndeshjet e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të shtunën, në sfidën kundër Veronës, pritet që ai të ketë më shumë hapësira, por gjasat janë që trajneri Tudor të mos e aktivizojë nga minuta e parë. Pas mungesës së gjatë, strategu kroat synon ta menaxhojë me kujdes, duke e aktivizuar gradualisht në ritmin e duhur. Megjithatë, prania e tij në stol përbën një armë shtesë për Juventusin, që mund ta shfrytëzojë kur të kërkohet shpejtësi dhe fantazi në fazën sulmuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rikthimi i Zhegrovës është një lajm shumë pozitiv për bardhezinjtë. Nëse arrin të gjejë formën e tij optimale, ai mund të shndërrohet në një element kyç për pjesën e dytë të sezonit. Me kohë dhe besim nga ana e trajnerit, kosovari ka potencialin për t’i dhënë Juventusit shpejtësi, befasi dhe guxim në fushë. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?