Zhgënjimi i merkatos se Partizanit zëvendëson Canin e Manajn te Piza

Gjatë verës të vitit të kaluar, Partizani afroi një futbollist slloven të quajtur Dalibor Volas. Sulmuesi qëndroi vetëm 36 ditë të “demat”, ku luajti 17 minuta në Kupat e Europës duke marrë 21 mijë euro. Ai më pas u largua sepse nuk i bindi drejtuesit e kuq, të cilët e cilësuan si zhgënjim.

Pas largimit nga Partizani, Volas iu bashkua skuadrës Sllovene, Çelje, ku në 28 takime ai shënoi 15 gola.

Mediat italiane raportojnë se ditët e fundit për sulmuesin ka shfaqur interes skuadra e Pizës, e cila sezonin e ardhshëm do të militojë në Serinë C. Volas pritet të zëvendësoje Canin dhe Manajn në ketë repart, pas sezonit të dështuar që u shoqërua me rënien nga kategoria./panoramasport

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?