FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zhvillohet ankandi për privatizimin e Vllaznisë, ja ofertat e para!

Ditën e sotme në Bashkinë e Shkodrës ka nisur ankandi për privatizimin e klubit të Vllaznisë, një nga më të rëndësishmit në historinë e futbollit shqiptar.

Siç raportohet në sallën e Këshillit Bashkiak ku u zhvillua edhe proçedura e ankandit e zhvilluar me dyer të mbyllura janë parë disa nga personat ose biznesmenët e interesuar si sponsori aktual i klubit Alban Xhaferin (që duket më i avantazhuari për shkak të kontributit që po jep aktualisht) dhe Almiro Gurakuqi por edhe disa të tjerë.

Pak para nisjes së ankandit ishte tërhequr ish presidenti i Vllaznisë, Fushaj ndërsa të tjerët që janë paraqitur sot kanë prezantuar ofertat e tyre ekonomike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas ligjit të ankandeve, pas 10 ditësh do të ketë një tjetër takim të dytë ne Bashkinë e Shkodrës, të personave që kanë bërë ofertat  dhe një javë më pas pra 17 ditë me vonë nëse nuk do të ketë ankesa do të shpallet edhe fituesi ose pronari i ri i Vllaznisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?