FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zidan: Humbja e Barcelonës nuk ndryshon asgjë. Gjë e mirë kur janë 4 skuadra për titull

Zinedin Zidan po e përjeton me mjaft qetësi fundin e këtij sezoni në La Liga. Reali është plotësisht në garën për titullin kampion dhe ndonëse shpreson te një ndalesë e Atletikos për t’i rrëmbyer kreun, ka marrë një asist të rëndësishëm pas humbjes së djeshme të Barcelonës.

Gjithsesi, trajneri deklaroi se është më mirë kur ka një kampion të tillë ku janë 4 skuadra që mund të fitojnë titullin dhe ka bërë të ditur se për ekipin e tij e rëndësishmja ishte të përqendrohej te ajo që dinte të bënte ai dhe jo të tjerët.

“Po luftojmë dhe besoj se ashtu si deri më sot, duhet të jemi të përqendruar në gjërat e përditshme, pasi çdo gjë përgatitet çdo ditë. Jemi pranë fundit të sezonit dhe do të përqendrohemi vetëm te ndeshja e nesërme. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të fituar. Humbja e Barcelonës nuk do të ndryshojë asgjë. Nuk kontrollojmë dot fatin e të tjerëve. Do të hedh në fushë skuadrën më të mirë për të synuar fitoren e ndeshjes. Kemi pasur shumë ndryshime, dëmtime, por e rëndësishme është që ata që do të jenë të gatshëm, do të mund të konkurrojnë denjësisht. La Liga gjithmonë është shumë e vështirë dhe do të jetë deri në përfundimin e saj, Nuk gëzohem nga humbjet e rivalëve. Do të mundohemi deri në fund që të fitojmë këtë kampionat. Mungojnë edhe disa ndeshje e nuk e mendojmë finalen e sezonit. Çelësi i fitores? Nuk e di, më e rëndësishme është që të bëjmë pikë sa më shumë që të jetë e mundur. Të gjithë do të luftojnë deri në fund për fitoren e kampionatit. Është gjë e mirë të dish që ka katër skuadra që mund të luftojnë për titullin”, u shpreh trajneri i Realit, Zinedin Zidan.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?