Zidane bën gati “divorcin” me Realin, 3 janë opsionet për të ardhmen!
Zinedine Zidane nuk do të jetë më trajner i Real Madridit në sezonin e ri. Strategu francez, pas eliminimit në Ligën e Kampionëve, në gjysmëfinale kundër Chelsea, dhe nga Kupa e Mbretit, shumë herët, gjithashtu pa sukses në La Liga, nuk ka me çfarë të mburret. Pikëpyetjet për momentin janë të shumta. Siç raportohet në edicionin e sotëm të “L’Equipe”, ndarja mund të ndodhë në ditët e ardhshme.
Gazeta prestigjiozja sportive franceze flet për një përballje midis trajnerit aktual të “Los Blancos” dhe Florentino Perez për të analizuar sezonin që sapo përfundoi dhe të ardhmin. Ndarja është shumë e mundshme. Sipas disa burimeve të brendshme, të cituara nga “L’Equipe”, Zidane do të largohet nga pankina e bardhë pasi ka fituar gjithçka në vitet e fundit.
Për të ardhmen tri janë opsionet e mundshme për momentin: Një kthim te Juventusi, tashmë si trajner; pushim për një vit, ose marrje e drejtimit të kombëtares së Francës.
KOHA JONË SONDAZH

