Zidane i “vjedh” Pogba-n Juventusit, francezi gati të bëhet “Galaktikë”

Dashuria e tij për fanellën bardhezi nuk mund të fshihet. Paul Pogba nuk e ka harruar të ardhmen në Torno te Juventusi, një klub që e ndihmoi që të ngjiste shkallët në karrierë. Gjithsesi Zidane duket se do i prishë planet e klubit italian, pasi e ka vendosur mesfushorin të parin në listën e transferimeve në verë.

Mino Raiola ka nisur misionin për transferimin e Pogba në Bernabeo, duke pasur disa takime me drejtuesit merengues. Los Blancos do të bëjnë një revolucion të vërtet në merkato duke larguar shumë futbollistë që nuk janë në planet e tyre.

Pogba duket i destinuar që të largohet nga “Old Trafford”, në një operacion që mund të shkojë në shifrën e 100 milionë eurove. E mjaftueshme, edhe për shkak të kontratës që përfundon në vitin 2021. Në krahun tjetër, Raiola do të kënaqë Juventusin me Donnarumma-n, që është një objektiv për të ardhmen e portës së ekipit torinez. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP