Zidane jep shenja lamtumire: Reali është skuadër më e mirë pa mua!
Real Madrid nesër kundër Villareal do të luajë shpresat e fundit për titullin kampion. Skuadra merengues duhet fitojë dhe të shpresojë në një ndalesë të Atletico Madrid për të rrëmbyer trofeun në javën e fundit, ndërkohë që dha të tjera sinjale për një largim të mundshëm.
“E rëndësishme është ndeshja, jo ajo që do bëj unë në fund të sezonit. Pas ndeshjes së nesërme do të shohim, ka kohë për të folur për këtë. Nuk është tani koha, mendimet dhe energjia jonë janë në ndeshjen e nesërme. Nuk do të humbasim kohë duke menduar për vitin e ardhshëm.
Duhet të luajmë një ndeshje të nivelit të lartë. Ka qenë rrugë e vështirë, nesër është ditë e veçantë sepse është e fundit. Erdhëm të japim gjithçka, gjithçka do ta lëmë. Ne e dimë me kë do të luajmë, do të japim gjithçka për të marrë tre pikët.
Në vitin 2017 e fituam La Ligan në ndeshjen e fundit, prandaj është kaq e bukur. Bilanci i sezonit është shumë i mirë, skuadra ka dhënë gjithçka. Nesër do shohim nëse nota për sezonin e bërë është 9 apo 9.5. Lojtarët më kanë shpëtuar sepse gjithmonë kanë dhënë gjithçka.
Kam dhënë gjithçka për Real Madrid sepse ka qenë shtëpia më e mirë ku kam qenë ndonjëherë. Kam dashurinë e njerëzve, Real Madridi është gjëja më e mirë që më ka ndodhur. Me siguri, Real Madridi mund të jetë ekip më i mirë pa mua. Nuk kam pasur asnjë rol në kthimin e Benzema te Franca”, deklaroi Zidane.
KOHA JONË SONDAZH

