FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zidane: Ne mundemi, do bëjmë gjithçka për të fituar dy trofe!

Reali i Madridit mori një fitore të rëndësishme ditën e djeshme kundër Osasunës. Falë suksesit ndaj skuadrës nga Pamplona Los Blancos iu kundërpërgjigjën Atleticos kryesuese dhe mbetën në garë për titullin. Zinedine Zidane ka besim se Reali i Madridit i ka të gjitha mundësitë në këtë sezon për të fituar si kampionatin ashtu edhe Champions League.

“Varane? Shpresoj të jetë diçka jo serioze, por nuk mund t’ju them më shumë për momentin. Varane thotë se është dhimbje e lehtë dhe shpresoj se është. Shumë gjëra na kanë ndodhur, por ndaj Osasunas kemi marrë tre pikë më shumë dhe do të luftojmë deri në fund.

Ne mundemi! Nuk po them se ne do të fitojmë gjithçka, por do të bëjmë çka mundemi që të përpiqemi të fitojmë. Hazard bëri shumë mirë, veçanërisht pranë Benzema. Them se u paraqit mirë. Ndaj Osasunas ishim shumë mirë fizikisht dhe mendërisht. Luajmë çdo tre ditë dhe këto dy detaje janë shumë të rëndësishme”, u shpreh Zidane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas 34 javësh në La Liga Reali i Madridit numëron 74 pikë dhe javën e ardhshme do të ketë një sfidë vendimtare në garën për titull pasi do të sfidojë një rival direkt si Sevilla, ndërkohë që nuk duhet harruar që në mesjavë Los Blancos do të luajnë ndaj Chelsea-t në Stamford Bridge gjysmëfinalen e dytë të Champions League.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?