Zidane nuk sheh favorit në finale, kemi 50% shanse

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se ekipi i tij është gati për finales e sotme kundër Juventusit, teksa refuzoi ta pranojë se Los Blancos janë favorit.

“Do të tentojmë të japim më të mirën për ta fituar sërish Ligën e Kampionëve”, tha Zidane.

“Të gjithë janë gati dhe këto ditë kemi punuar shumë, jemi gati për këtë finale”, shtoi Zidane.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Allegri ka thënë se Reali është favorit? E kam thënë disa herë dhe po e përsëris se në finale nuk ka favorit, gjithçka është 50-50. Kështu që duhet të përgatisim mirë ndeshjen”, theksoi mes tjerash tekniku i madrilenëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?