Zidane tallet me Barcelonën, ja me çfarë lojtarësh do të luajë në Superkupë
Real Madrid filloi përgatitjet e tyre për Superkupën e Spanjës ndaj Barcelonës. Trajneri Zinedine Zidane po mendon të përgatisë skuadrën e tij me disa ndryshime të vogla.
Me Luka Modricin jashtë, Mateo Kovaçiç do të jetë titullar, por zëvendësimi më i dukshëm mund të jetë te Theo në të majtë me Marcelon pushim.
Numri i ri 15 i jep Zidane mundësinë për të dhënë më shumë pushime Marcelos, ndërsa në të njëjtën kohë Theo mund të tregojë ritmin dhe aftësitë e tij në “Camp Nou”.
Ky është plani i Zidane për sfidën e së dielës në mbrëmje, edhe pse mund të ketë përsëri ndonjë ndryshim në formacion.
KOHA JONË SONDAZH

