Zot, përsëri more më të mirin për vete!

Nga Erjon Braçe

Zot, përsëri more me te mirin për vete! Është e padrejte kështu!

Kur “kanoçet” kapnin “Jugosllavin” ketyre aneve, shekullin e shkuar, FADIL VOKRRI hynte ne shtëpi si shqiptari cudibërës në një bote tjetër;

Luante, mbiemri i tij njesohej me golin, herë fitues e here jo, gjithnjë në “futbollin e huaj”, derisa mbërriti në Vlorë!

Ajo në Vlore ishte dita ndryshe, e një shqiptari që luante për “armikun”, që nuk duhet të fitonte e që duhet të ishte i kënaqur me këtë.

Ashtu ndodhi ne Vlore e ne Beograd! Pastaj asgjë, zero edhe pse ai shkoi te futbolli edhe me i madh i Fenerbahce.

Asgjë, deri ditën e lirisë, kur ai dhe jo vetëm, vendosi të rigjejë e rilinde futbollin ne Kosoven e re.

Per Kosoven, por edhe per Shqiperine! Shqiperia e Evropës ishte edhe veper e tij!

Por kryevepra mbetet Kosova, ku me mund, pasion, perkushtim, pa u dorezuar po nderton futbollin e ri,  te drejte, te ndershem, konkurrues, bazuar tek pasioni e talenti pa fund, disiplina e serioziteti, per te dhuruar garën e bukur e argetuese.

Super modeli më te cilin “mundi” UEFA-n e FIFA-n!

Kampion shekullin e shkuar! Kampion ne shekullin e ri!

Mbi te gjitha; MODESTIA GOLI ME I BUKUR PREJ TIJ KETE SHEKULL!

Kujtim rinie ishe Kampion, aty do jesh, për çdo shqiptar!

SHKARKO APP