FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zvicra dorëzohet, talenti Nedim Bajrami do të luajë për Shqipërinë

Nedim Bajrami gibt es künftig nicht mehr im Trikot der Schweizer Nationalmannschaft zu sehen

Nedim Bajrami ka vendosur të veshë fanellën kuqezi të kombëtares shqiptare dhe pret vetëm konfirmimin e FIFA-s. 22-vjeçari është aktivizuar me të gjithë kombëtares e Zvicrës, prej asaj U15 e deri te U21. Trajneri i Zvicrës U21, Mauro Lustrinelli ka tentuar deri në fund t’i ndryshojë mendjen, por Bajrami nuk është tërhequr.

Mesfushori me tipare sulmuese po shkëlqen tek Empoli, skuadër që kryeson Serie B dhe është drejt rikthimit në elitën e futbollit italian. 3 gola dhe 10 asiste për Bajramin me Empolin, teksa Edi Reja e pret te Shqipëria. Në një prononcim për zviceranen Blick, trajneri Lustrinelli flet në lidhje me këtë çështje.

“U përpoqëm të bindim Nedimin për të vijuar të luajë me Zvicrën, por ai na tha se zemra i rreh vetëm për Shqipërinë. U dorëzuam, nuk mund ta pengojmë dot largimin e tij drejt Shqipërisë“, deklaron trajneri 45-vjeçar.  Bajrami po pret me padurim lejen e FIFA-s për të luajtur me Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?