FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ZYRTARE/ Armand Duka me punë të re në UEFA

Armand Duka ka nisur angazhimin e tij në UEFA.

Duke filluar nga data 1 Korrik 2017, Presidenti i FSHF-së Armand Duka do të jetë me një pozicion të ri, në Komisionet e organizmit të futbollit europian, me detyrën e nën/kryetarit të Komitetit “Hattrick” në UEFA.

Ky është një vlerësim i lartë në drejtim të kreut të futbollit për këtë përgjegjësi të re, duke marrë parasysh këtu edhe faktin që krytarët dhe nën/kryetarët e Komiteteve të UEFA-s janë përgjithësisht, edhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky vlerësim vjen pas jo pak vitesh eksperiencë në poste të tilla të vetë kreut të FSHF-së, si zv/Kryetar i Parë i Komiteteve ndër më të rëndësishmit të UEFA-s, Komiteti i Federatave Kombëtare, por edhe te Komiteti i Kompeticioneve të Ekipeve Kombëtare, në të cilat Presidenti Armand Duka ka qenë pjesë e tyre, dhe ku ndër vendimet kryesore që janë marrë ndër vite, spikat edhe vendimmarrja për zgjerimin e formatit të  Europianit, me 24 skuadra, apo edhe krijimi i eventit që nis shumë shpejt mes skuadrave përfaqësuese, siç është “Nations League”, apo Kupa e Kombeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Komiteti i “Hattrick”, është Komiteti me buxhetin më të lartë në UEFA, duke evidentuar këtu edhe faktin që ky organ merret me projektet më madhore që kanë federatat kombëtare të të gjitha vendeve në Europë, si dhe është një formë investimi i projekteve që UEFA ka krijuar që nga viti 2004 për të gjitha vendet anëtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?