ZYRTARE/ Barcelona ankohet në UEFA për arbitrimin pas eliminimit në Champions League

Barcelona ka paraqitur një ankesë zyrtare pranë UEFA-s lidhur me arbitrimin në çerekfinalen e Champions League kundër Atlético Madrid. Në një deklaratë zyrtare, klubi katalanas ka shprehur pakënaqësinë për performancën e gjyqtarëve në të dyja ndeshjet e këtij dueli.

Sipas Barcelonës, disa vendime të rëndësishme nuk kanë qenë në përputhje me rregullat e lojës dhe kanë ardhur si pasojë e interpretimit të gabuar të tyre, si edhe nga mungesa e ndërhyrjes së duhur të sistemit VAR në momente kyçe.

“Barcelona ankohet për arbitrimin në çerekfinalen e fundit të Champions League ndaj Atlético Madrid. Klubi konsideron se, në të dyja ndeshjet, janë marrë disa vendime që nuk përputhen me rregulloren dhe që kanë ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin e sfidave”, thuhet në reagimin zyrtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, Barcelona thekson se këto gabime kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatin përfundimtar të përballjes, duke i shkaktuar klubit jo vetëm dëme sportive, por edhe financiare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përfundim të ankesës, klubi blaugrana ka përsëritur kërkesat e mëparshme drejtuar UEFA-s dhe ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në përmirësimin e sistemit të arbitrimit, me synimin për të garantuar një zbatim më të drejtë, rigoroz dhe transparent të rregullave të lojës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?