ZYRTARE/ Barcelona zyrtarizon goditjen e dytë me kosto zero në merkato

Eric Garcia është blerja e radhës së Barcelonës. Klubi katalanas zyrtarizoi këtë të martë marrëveshjen me qendërmbrojtësin spanjoll, i cili do të jetë i lidhur me “blaugranat” për pesë sezonet e ardhshme, deri në 2025/26 dhe do të ketë një klauzolë largimi 400 milionë euro.

Eric Garcia transferohet te Barcelona si lojtar i lirë pasi i përfundoi kontrata me Manchester City-n. Pasi të përfundojë të gjithë procedurat e blerjes dhe prezantimit te Barcelona, Eric Garcia do të udhëtojë nesër drejt Madrid për t’iu bashkuar përfaqësueses spanjolle në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?