ZYRTARE/ Bayerni siguron shërbimet e talentit të njohur anglez

Bayerni ka filluar të mendojë që tani për sezonin tjetër, teksa ka siguruar shërbimet e talentit anglez Omar Richards. Ai luan si mbrojtës në krahun e majtë dhe do të ketë detyrën e vështirë të zëvendësoje Davide Alabën në atë rol.

23 vjeçari ishte pjesë e skuadrës së Reading në Angli pres 4 sezonesh, skuadër ku ka nisur dhe karrierën e tij futbollistike. Vet futbollisti reagoj për këtë hap të madh në karrierën e tij me anë të një statusi në “Tëitter”.

“Më duket sikur jam në hënë me bashkimin tim me Bayern-in, një klub i madh me një histori kaq të shkëlqyeshme, ndjehem i nderuar që jam pjesë e tij. Mezi pres të filloj punën me skuadrën e re duke vazhduar të përmirësohem dhe të jap gjithçka për të ndihmuar ekipin të arrijë synimet!”, shkruan 23 vjeçari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?