ZYRTARE/ City godet në merkato, transferon yllin brazilian

Manchester City bën goditjen e parë në merkaton e verës, duke transferuar në Premier League brazilianin e talentuar Savinho për shifrën e 40 milionë eurove.

Futbollisti 20-vjeçar shkëlqeu sezonin e kaluar te Girona, që ishte surpriza e kampionatit të kaluar spanjoll, por ishte në pronësi të francezëve të Troyes, një klub satelit i Manchester City, pasi është në pronësi të “City Football Group”.

Savinho luajti 41 ndeshje me Girona në të gjithë kompeticionet dhe arriti të shënojë 11 gola. Braziliani ka firmosur me Manchester City një kontratë për 5 sezonet e ardhshme, teksa ka zbuluar se do të mbajë të veshur fanellën me numrin 26.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?