FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ZYRTARE/ Conte largohet nga Interi, dëmshpërblehet me 7.5 milionë euro

Antonio Conte nuk do të jetë trajner i Interit në sezonin e ardhshëm. Lajmi është bërë zyrtar pasditen e sotme pasi ka qenë vetë klubi zikaltër që ka komunikuar divorcin nëpërmjet një komunikate zyrtare.

“Interi konfirmon se ka arritur një marrëveshje me trajnerin Antonio Conte, për ndërprerjen e parakohshme të kontratës mes palëve. Klubi dëshiron të falënderojë Antonion për punën e jashtëzakonshme që ka bërë dhe që kulmoi me titullin e 19 kampion. Antonio do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë tonë”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit zikaltër.

Vështirësitë financiare që po kalojnë zikaltrit për shkak të pandemisë, kanë bërë që drejtuesit të mos i garantojnë Contes vazhdimin e projektit sportiv, si dhe ruajtjen e fuqizimin e grupit fitues të titullit kampion. Palët kanë arritur një marrëveshje për zgjidhjen e kontratës, nga e cila Conte do të fitojë një dëmshpërblim prej 7.5 milionë eurosh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?