ZYRTARE/ Dinamo rikthehet në Kategorinë Superiore pas 9 vitesh
Dinamo rikthehet zyrtarisht në Kategorinë Superiore, pas 9 vitesh mungesë. Blutë e drejtuar nga trajneri Uku, arritën të triumfonin në përballjen ndaj Vorës me rezultatin 0-2, duke siguruar matematikisht rikthimin në elitën e futbollit shqiptar, 1 javë para fundit të kampionatit.
Golat e fitores për skuadrën kryeqytetase, i realizoi sulmuesi Mustafa Xhixhiua në minutat 12 dhe 88-të. Në sfidën tjetër që u luajt paralelisht, Burreli triumfoi në transfertë ndaj Korabit me rezultatin 0-1.
Me këtë fitore matjanët pozicionohen zyrtarisht në vendin e dytë, teksa do të përballen me Tomorin në “Play-Off”, fituesja e çiftit Tomori-Burreli, do të ndeshet me skuadrën që renditet në vendin e 8-të në Kategorinë Superiore.
KOHA JONË SONDAZH

