ZYRTARE/ Dortmund nënshkruan me lojtarin e njohur

Borussia Dortmund dhe mesfushori Nuri Sahin kanë rënë dakord për një zgjatje të kontratës deri në qershor të vitit 2019.

Joachim Watzke është shprehur i lumtur që futbollisti turk ka vazhduar me fanellën e verdhë.

“Ne jemi shumë të kënaqur që Nuri qëndron me ne. Ai është një fëmijë i rajonit, një djalë vërtet i mirë dhe i rrënjosur thellë në klub”, ka thënë Joachi.

Swiss Digital Desktop Reklama

28-vjeçari që ka nënshtetësi gjermane iu bashkua klubit në verën e vitit 2001 në moshën 16 vjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Që nga debutimi i tij që bëri në vitin 2005, Nuri ka zhvilluar afro 205 ndeshje duke shënuar në total 19 gola.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?