ZYRTARE/ Ernest Gjoka merr drejtimin e Skënderbeut

Skënderbeu ka gjetur pasuesin e Ivan Gvozdenovic në pankinë. Korçarët larguan teknikun serb për shkak të rezultateve negative dhe tashmë timoni do i besohet një emri të njohur të trajningut shqiptar. Bëhet fjalë për Ernest Gjokën që rikthehet në Superligën shqiptare pas shumë sezonesh.

Menjëherë pas dorëheqjes së serbit nga pankina korçare, Takaj kontaktin e parë e ka patur me trajnerin Gjoka që ka drejtuar disa ekipe mbarëshqiptare dhe palët kanë rënë dakord për të bashkëpunuar së bashku jo vetëm për këtë sezon, por edhe për sezonin tjetër.

Tekniku 54-vjeçar ishte i lirë që prej muajve të verës, ku drejtoi për pak javë skuadrën e Shkupit në Maqedoninë e Veriut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?