ZYRTARE/ Fabio Paratici largohet nga skuadra e Juventusit
Fabio Paratici nuk do të jetë pjesë e Juventusit në sezonin e ardhshëm. Administratori i deleguar largohet pas 11 vitesh, me nëntë tituj kampion të fituar, pesë Kupa të Italisë, po kaq Superkupa të Italisë dhe me dy finale në Champions League.
Ai shquhet për disa goditje të mëdha në merkaton e Juves, duke blerë emra të tillë si Barzagli, Pogba, Tevez, Dybala, Cristiano Ronaldo e De Ligt. Në njoftimin e klubit bardhezi për largimin e Paraticit shkruhet:
“Pas 11 sezonesh punë intensive, me suksese dhe pasion të madh në fushë dhe në zyra, Fabio Paratici, administrator i deleguar i Juventusit, do të largohet nga klubi. Kontrata e tij, e cila skadon më 30 qershor 2021, nuk do të rinovohet. Drejtuesi i lartë i Juventusit dhe presidenti Agnelli u takuan në Continassa nga ku dolëm me këtë vendim.
I ardhur nga Sampdoria, Fabio u bashkua me klubin e Juventusit në verën e vitit 2010, duke u rritur në mënyrë progresive në pozicionet drejtuese, kompetenca dhe përgjegjësi. Fillimisht koordinator i Zonës Teknike, më pas Drejtor Sportiv nga sezonin 2011-2012 dhe nga viti 2020 administrator i deleguar, Fabio Paraitici përfundon karrierën drejtuese tek Juventusi me mbylljen e sezonit”, shkruhen në njoftimin e klubit torinez.
KOHA JONË SONDAZH

