ZYRTARE/ Federata e Indonezisë shkarkon Patrick Kluivert pas dështimit në kualifikueset e Botërorit 2026

Federata e Futbollit të Indonezisë ka njoftuar zyrtarisht shkarkimin e Patrick Kluivert nga posti i trajnerit të kombëtares së parë. Vendimi është marrë pas një marrëveshjeje të ndërsjellë për zgjidhjen me konsensus të kontratës dyvjeçare, e cila ishte nënshkruar në fillim të vitit 2025.

Rezultatet e fundit zhgënjyese në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 kanë qenë vendimtare për këtë vendim. Kombëtarja indoneziane pësoi dy humbje radhazi, 2-3 kundër Arabisë Saudite dhe 1-0 ndaj Irakut që vulosën eliminimin e saj nga gara për një vend në fazën e ardhshme.

Në komunikatën zyrtare, Federata falënderoi Kluivert për punën dhe përkushtimin e tij gjatë periudhës në drejtim të ekipit: “Ky hap bën pjesë në një vlerësim të përgjithshëm të programit të zhvillimit të futbollit kombëtar. I jemi mirënjohës trajnerit Kluivert për përpjekjet dhe profesionalizmin e treguar.”

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?