FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ZYRTARE/ Hansi Flick do të jetë trajner i Gjermanisë pas “Euro 2020”

Tashmë është zyrtare, Hansi Flick do të jetë trajneri i ri i Gjermanisë në përfundim të “Euro 2020”. 56-vjeçari, i saposhpallur kampion i Bundesligës për të dytin sezon radhazi, do të marrë detyrën që aktualisht mbahet nga Joakim Low.

Vendin e Flick në stolin e Bayernit do ta trashëgojë trajneri i Leipzigut, Julian Nagelsmann. Javët e fundit, pati tentative nga presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, për ta tërhequr gjermanin Flick te Barcelona, në vend të Koemanit, por qëndrimi i tij ishte kategorik kundër.

Dëshira e tij ishte të drejtonte “Die Mannchaft”, pas bisedave paraprake që kishte pasur me drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?