ZYRTARE/ Kjo që ka bërë Drogba me klubin e ri nuk ka ndodhur kurrë në futboll

Ish-sulmuesi i Chelsea, Didier Drogba ka befasuar të gjithë pasi është bërë futbollisti i parë që është edhe pronar pas marrëveshjes me Phoenix Rising.

Drogba në moshën 39-vjeçare ka refuzuar disa oferta nga klubet e Ligës Premier, ndërsa kohët e fundit ai u përfol se do të ishte pjesë e stafit të Antonio Contes.

Por ish-lojtari nga Bregu i Fildishtë ka befasuar pasi ai është bërë pjesë e dhjetë personave që do të jenë në krye te klubit Phoenix në MLS.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do t’i respektoj vendimet e trajneri dhe do të jem lojtar këtu. Nuk ka asnjë gjasë që unë të takohem në menaxhment që dua të luaj më shumë. Si pronar do t’i them gjërat e mija si rreth përforcimeve dhe do të bëjë propozime për të mirat e klubit. Më intereson të luaj, por fokusi im do të jetë në ndihmën që do ta jap për ngritjen e Phoenix që të bëhet skuadër e madhe në MLS”, u shpreh Drogba.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë që Drogba së fundmi ishte pjesë e Montreal Impact të Kanadasë. / SYRI.net /

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?